Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve Urban ishte njëri ndër promovuesit dhe organizatorët e Konkursit të Ideve mbi Stacionin e ri Multimodal të Tiranës. Juria ndërkombëtare e kryesuar nga Winy Maas MVRDV përbëhej gjithashtu nga arkitektë, planifikues, profesorë dhe përfaqësues të institucioneve të qeverisjes vendore.
Projekti për stacionin e ri Intermodal në Tiranë ka për qëllim të përmbushuë kërkesat për një përtëritje të përgjithshme të qytetit, në drejtim të rishikimit gjithëpërfshirës të hekurudhës dhe lëvizshmërisë rrugore. Poli i ri synon të bëhet qendër e shkëmbimeve dhe për këtë arsye organizatorët synojnë të mbledhin ide nga sa më shumë vende të botësë botës .
Prania e një nyeje të tillë në indin e tanishëm urban kërkon disa zgjidhje strategjike të cilat përballen me një përgjegjësi të madhe, si në organizimin e rrjetit rrugor ashtu edhe atij hekurodhor. Stacioni i ri, jo vetëm që do të plotësojnë kërkesat standarde të stacioneve hekurudhore, por gjithashtu do të ofrojë një alternativë e besueshme për krijimin e një përzierje funksionale në një qytet si Tirana.
Në përfundim të perjudhës së dorëzimeve të ideve u paraqitën 80 projekte nga 20 vende të ndryshme të botës dhe 20 idetë më të mira u ekspozuan në një hapësirë të ngritur enkas në sheshin Skënderbej në Tiranë
Për më shumë informacion: http://www.awrcompetitions.com/competition/13/mobilicity-tirana-multimodal-station
Comments are closed