Shkembime

Sofia Architecture Week

Sofia Architecture Week

 

Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve Urban u ftua të shkëmbente eksperiancën në organizimin e aktiviteteve mbi arkitekturën në Panelit Ballkanik të Javës së Arkitekturës në Sofie.

Sofia Architecture Week (26 Nëntor – 2 Dhjetor 2012) është një festival arkitekture i cili këtë vit festoi 5 vite aktivitet. I nisur në shtator 2008 si një konferencë dy ditore, aktiviteti u zgjerua në një takim një javor ku shkëmbehen idetë mbi arkitekturën, dizajnin e brendshëm, pejsazhin e ambientin urban. Duke stimuluar një bord profesional  dhe debatin publik, festivali ka për qëllim nxitjen e një praktike arkitektonike e sociale të qëndrueshme. Çdo vit SAW përqëndrohet në një temë specifike dhe tema e këtij viti ishte ndërveprimi mes kulturës e arkitekturës. Pjesëmarrësit e publiku u ftuan të ndiqnin studimet e modelet e ndërveprimit mes hapësirave kulturore dhe krijuesve, përdoruesve, drejtuesve dhe përmbajtjes artistike të tyre.

 

Për më shumë informacion: http://edno.bg/en/sofia-architecture-week-2012/program

Comments are closed.