Deklarate per shtyp mbi konkursin per Waterfront-in te ri te qytetit te Vlores

Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve ka ndjekur me vëmendje të veçantë konkursin për Waterfront-in e ri të qytetit të Vlorës. Eshtë për t’u përgëzuar fakti që organizatorët vendosën të krijojnë një konkurs të hapur ndaj të gjithëve.

 

Gjithsesi, si përfaqësues i interesave të arkitektëve, urbanistëve dhe planifikuesve shqiptarë, Unioni nuk mund të mos reagojë ndaj ndarjes në kategori “Studio Ndërkombëtare” dhe “Studio Vendase”, e cila është tregues i një një paragjykimi të shtresëzuar ndaj cilësisë vendase dhe reflekton për të disatën herë kompleksin ndaj të huajit.

Ne jemi po aq të ndërgjegjshëm për faktin se studiot shqiptare për arsye historike, si mungesa e ekspozimit ndërkombëtar dhe  të vepruarit në një treg të deformuar prej vitesh, mund të hasin vështirësi. Gjithsesi, ne mbetemi të bindur se përballja si të barabartë është mënyra më e mirë që arkitektët vendas të bëjnë këtë kapërcim të nevojshëm, të ndërgjegjësohen për cilësinë e punës së tyre dhe të punojnë për rritjen e konkurueshmërisë dhe rrjedhimisht edhe cilësisë së ofruar. Për më tepër, studiot vendase kanë një njohuri të trashëguar e të jetuar të kontekstit në të cilin projektohet.

 

Megjithatë, Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve vlerëson përpjekjen e organizatorëve të konkursit për të bërë bashkë të dy studiot fituese, atë ndërkombëtare dhe atë vendase, si një praktikë e mirë për të gjeneruar një produkt final sa më të përshtatshëm.

 

Duke treguar mirëkuptim dhe mbështetje për këtë aktivitet të parë të Atelier Albania, urojmë që këto komente konstruktive të shërbejnë për punën e saj në të ardhmen. Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve shpreh gatishmërinë për të ofruar të gjithë konsulencën dhe ekspertizën e nevojshme në shërbim të arritjes së objektivave të përbashkëta.

 

 

Me respekt

Ark. Ledian Bregasi

 

Kryetari i Unionit Shqiptar të Arkitektëve

Urbanistëve dhe Planifikuesve

CATEGORIES:

Uncategorized

Tags:

Comments are closed

Latest Comments

No comments to show.