Konferenca Shkencore [Re]appropriation of the city
Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve Urban ishte ndër promovuesit e konferencës shkencore {Re} appropriation of the city. Kjo konferencë u zhvillua në Tiranë në datat 9 – 13 tetor 2012. Tema e konferencës kishte për synim të trajtonte arkitekturën sin jë instrument për tu ripërvetësuar me qytetin bashkëkohor. Në këtë konferencë prezantuan punët e tyre 60 profesionistë nga 24 vende të botës. Të ftuarit e nderit të cilët prezantuan gjatë 5 ditëve të konferencës ishin Massimiliano Fuksas, Fuksas /It/ Winy Maas, Mvrdv /Nl/ Francine Houben, Mecanoo /Nl/ Ruurd Gietema, KCAP /Nl/ Srdjan Jovanović Weiss, Nao /Usa/ Jason Payne, Hirsuta /Usa/ Antonino Saggio, La Sapienza Rome /It/ Minas Bakalčev, Architecture Faculty-Skopje /Mk/ Boštjan Vuga, Sadar + Vuga /Sl/ Penezić & Rogina – Penezić & Rogina Architects /Hr/ Stephan Pinkau, Anhalt University /De/ Dimitris Philippidis & Irene Filippidou, Ntua /Gr/ Besnik Alijaj & Sotir Dhamo, Polis University /Al/ Kengo Kuma /Jp/
Qytetet ballkanike ishin në vëmendjen e konferencës, duke u përpjekur të përcaktonin pozicionin e tyre në kontekstin ndërkombëtar.
Hapësira për të gjithë, ajo që quajmë hapësirë publike, zhvillohet nëpërmjet ndërveprimit me përdoruesit e ndryshëm. Qytetet ballkanike kanë treguar mënyra të ndryshme të përvetësimit të hapësirës duke treguar edhe ndërhyrjet shkatërruese në hapësirat publike, të kryera nga individë të dëshpëruar apo grupe të privilegjuara.
Comments are closed