Deklaratë publike. Kërkesë informacioni mbi Planin e Përgjithshëm Rregullues, Tiranë 18 Qershor 2012
I nderuar Z. Basha,
Unioni i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve Urbanë, AUA, përgëzon angazhimin tuaj personal dhe të stafit të Bashkisë Tiranë për t’ju përmbajtur premtimit publik për të realizuar hartimin e planit të përgjithshëm rregullues të Tiranës. Në prezantimin publik pranë Universitetit të Arteve, ne kemi parë një panoramë të përgjithëshme të ideve të stafit tuaj. Sidoqoftë duke qenë se materiali i prezantuar nuk ishte i plotë, dhe me qëllim që të japim kontributin tone profesional në të mirë të interesit publik, kërkojmë për sa më poshtë bashkëpunimin tuaj:
1. Të ekzpozohet sa më parë publikisht materiali i plote i projektit (hartat e detajuara teknike/tematike dhe raporti përkatës) të ketij plani në një mjedis publik, një prakltikë e aplikuar edhe më parë nga Bashkia Tiranë, standardin e te cilës ne kemi besim se ju do ta çoni më tej.
2. Më tej, përveç antarëve të grupit stategjik që tashmë janë bërë publik, ne deshirojmë që të bëhen publik dhe trasparente emrat respektive të stafit teknik që kanë drejtuar dhe hartuar konkretisht hartat e detajuara tematike dhe raportin perkatës. Deri tani njihen vetem Z. Flamur Kuçi, Z. Agron Lufi, dhe Z. Romeo Hanxhari. Transparenca e plote në këtë drejtim ndihmon sqarimet e detajuara për komunitetin që ne pefaqesojmë dhe për publikun e gjerë.
3. Te iniciohen diskutime publike dhe mediatike para miratimit të planit në Keshillin Bashkiak dhe në Qeveri, me qëllim që të mundesohen në kohë përmirësimet e nevojshme, në se kjo është e arsyeshme, dhe të evitohen politizimet e panevojshme.
4. Në funksion të marrëveshjes së nëshkruar edhe me komunat fqinje, simodos në rastin e Komunes Kashar që gjithashtu, sapo finalizoi hartimin e planit rregullues, do të deshironim që të organizohet një takim i përbashket i institucionit tuaj dhe të kësaj komune me komunitetin e eksperteve të fushës për të parë nga afer materialet e detajuara të këtyre dy planeve.
Ne mbetemi me besimin për një bashkëpunim sa më të hapur dhe transparent nga institucioni juaj, dhe ju sigurojmë për mbështetjen dhe pozitivitetin e iniciativës sonë.
Ka shume rëndësi që të realizohet transparenca e kësaj pune pa paragjykime, në mënyre që të minimizohen rastet abusive dhe keqperdorimet.
Comments are closed