Deklaratë për shtyp mbi Projektligjin për Krijimin e Urdhërit Profesional të Inxhinierëve dhe Arkitektëve

 

Unionit Shqiptar të Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve i është dërguar për mendim, prej drejtorisë së përgjithshme të Zhvillimit Urban të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, projektligji dhe rregullorja e Urdhërit Profesional të Inxhinierëve dhe Arkitektëve. Duke vlerësuar qasjen gjithëpërfshirëse të ministrisë, anëtarët e Unionit Shqiptar të Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve u mblodhën në datë 3 Prill 2014 për të diskutuar projektligjin e propozuar. Komentet e anëtarëve mund të grupohen si më poshtë në tre tematika kryesore 1. Nevoja për të patur një urdhër, 2. Procedura e anëtarësimit në urdhër, 3. Përfaqësimi në urdhër.

 

1. Nevoja për të patur një Urdhër.

 

Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve ka dyshime të thella mbi nevojën praktike për të patur një urdhër. Këto dyshime lindin për disa arsye historike dhe praktike. Në ato vende perëndimore, ku egziston urdhëri dhe eksperienca me Urdhërat e Arkitektëve është më e gjatë dhe e shtresëzuar, po vihet gjithmonë e më shumë në pikëpyetje egzistenca e tyre pasi shpesh urdhëri kthehet në një mekanizëm burokratik që jo vetëm nuk garanton cilësinë e të vepruarit por shndërohet në pengesë të tregut të lirë. Për të marr një rast konkret, në Italinë fqinje, urdhëri i arkitektëve është krijuar gjatë kohës së diktaturës fashiste të Mussolinit, me qëllimin e vetëm për të krijuar monopole në treg duke patur nën kontroll veprimin e arkitekëve. Krijimi i urdherit dhe provimi i shtetit për arkitektët është në kundërshtim me politikat e acquis communautaire sepse krijon monopol, duke shkuar në drejtim krejtësisht të kundert me politikën dhe ekonomine e tregut te Bashkimit Europian.

 

Ky rrezik është akoma më i dukshëm në vende si i yni, ku tregu nuk është akoma i konsoliduar dhe ku prania e një autoriteti me kompetenca jo të qarta mund të kthehet në një hallkë burokratike të ndjeshme ndaj korrupsionit. Për më tepër, veprimi i arkitektëve është i kontrolluar nëpërmjet një numri të konsiderueshëm hallkash, që fillojnë që nga mekanizmi i lejeve të ndertimit e deri tek kolaudimi i ndërtesave.

Fakti që deri më sot është abuzuar me ndërtimet nuk vjen nga mungesa e organeve kontrolluese por nga mosveprimi dhe korruptimi i tyre. Nëse arsyesja e krijimit të urdhërit është e lidhur me rritjen e kontrollit mbi aktivitetin e ndërtimit, ju kujtojmë se egzistojnë tashmë të gjitha ligjet, rregulloret dhe organet që kanë pikërisht për detyrë kontrollin e këtij aktiviteti. Për më tepër, vetë makina burokratike e stërmadhe që parashikon krijimi i urdhërit nuk është ekonomikisht e qëndrueshme dhe për këtë arsye arkitektët dhe inxhinierët e të gjitha fushave detyrohen të ndajnë të njëjtin urdhër, për të ndarë shpenzimet e tij. Mendojmë se e vetmja arësye për të patur një urdhër të përbashkët, praktikë e pahasur deri më sot në praktikën perëndimore, mund të jetë e lidhur me papërballueshmërinë e kostove të veprimtarisë së urdhërit. Gjithashtu mbeteten të paqarta shërbimet që urdhëri do u japë anëtarëve të tij.

 

Të paqartë mbeten edhe iniciatorëet e krijimit të urdhërit. Rreziku është që grupime që deri më sotë kanë patur nën kontroll  kualifikimet e mëtejshme të arkitektëve, duke bllokuar programet e doktoraturës në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës të UPT-së, të kenë tashmë nën kontroll edhe aktivitetin e tregut të lirë. Ky rrezik vihet re në disa nene të ligjit ku përmendet shprehimisht UPT duke diskriminuar institucione e institute publike apo private të akredituara.

 

2. Procedura e anëtaësimit në Urdhër

 

Për mendimin tonë edhe proceduar e anëtarësimit në Urdhër paraqet gjithashtu një numër problematikash. Projektligji përmend organizimin e provimit te shtetit, një praktikë shumë komplekse, delikate dhe e kompromentueshme. Problemi i provimit të shtetit është sa moral, sa edhe teknik. Çështja morale lidhet me autoritetin që instutucioni i provimit të shtetit merr mbi institucionin e universitetit duke testuar profesionistë që duhet të kenë kryer tashmë të gjithë procesin e arsimimit të lartë. Pra krijohet një entitet me autoritet të paqartë akademik, që duhet të gjykojë punën e më shumë se 30 pedagogëve që kanë çertifikuar aftësitë e arkitektëve. Problemet teknike të provimit të shtetit lidhen me burokratizimin e tepruar të një procedure që duhet të jetë thjeshtë administrative duke shtuar përsëri hallka të korruptueshme.

 

E paqartë akoma mbetet arsyeja e të paturi nga ana e urdhërit të një rregjistri të studiove pranë të cilave mund të kryhet praktika e parashikuar përpar rregjiistrimit në urdhër. Përsëri, shtohet një hallkë e panevojshme burokratike me rrezik të lartë korruptimi. Me çfarë kriteri do të dalloheshin në këtë pike sudiot e denja për të pritur praktikantë, nga ato të padenjat? Ndërhohe që çdo studio në territorin e vendit tone vepron sipas ligjesh e rregulloresh të mirëpërcaktuara.

 

 

3. Përfaqësimi në Urdhër

 

Na duhet të pranojmë se përfaqësimi i profesionistëve në organet drejtuese të urdhërit paraqet një numër problemesh e kontradiktash. Në relacionin e projekligji përmendet fakti se deri më sot ka patur shumë raste të shkeljes së etikës profesionale gjë që ka krijuar anomali në marrëdhënien brenda profesionit. Pa qenë shumë diplomatik mund të thuhet edhe se sjellja e shumë arkitektëve që kanë vepruar 20 vitet e fundit ka pjesërisht shkatëruar qytetet tona.

 

Në këtë projektligj parashikohet që garantët e etikës së profesionit të zgjidhen persona që kanë të paktën 20 ose 15 vite eksperiencë pune duke e kufizuar mundësinë për t’u përfaqësuar në organet drejtuese të urdhërit vetëm për një grup që ka vepruar në njërën nga perjudhat jo më të lavdishme të histories tonë të arkitekturës. Duke përdorur një diskriminat kaq të fortë moshe, jo vetëm përjashtohen disa breza të tërë profesionistësh me arsmimim dhe eksperiencë nga më të larmishmet por krijohet mundësina që në organet drejtuese të urdhërit të gjejmë disa nga përgjegjësit e situates aktuale.

 

Akoma më problematike duket situata e pëfaqësimit në komisionet e provit të shtetit. Ky komision, duke u drejtuar drejtëpërdrejtë nga organet drejtuese të urdhërit është shumë i brishtë ndaj presioneve korruptuese. Përgjegjësit e situates aktuale, jo vetëm që mund të gjenden të legjitimuar nga vetë urdhëri por mund të kenë nën kontroll edhe të ardhmen e profesionit tone duke vendosur mbi ata që munden apo  nuk mundet të ushtrojë profesionin.

 

E njëjta situatë vërehet edhe kur projektligji përmend gradat shkencore. Njihet rëndom fakti që arkitektët me grada shkencore numërohen me gishtat e duarve, pikërisht për arsye të bllokimit sistematik që istitucionet e detyruara nga ligji për të garantuar kërkimin shkencor, kanë kryen ndaj procesit të dhënies së gradave shkencore. Nuk do të donim që ky projektligj, në emër të kthimit të rregullit në qytetet tona, të përdorej prej lobeve bllokuese, retrograde dhe monopolizuese për të futur nën kontroll aktivitetin e kategorive më të brishta të tregut tone që janë të arkitektët e rinj e premtues.

 

Duke patur parasysh të gjitha problemet e mësipërme, Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve shprehet kundër krijimit të Urdhërit të Arkitektit dhe kundër krijimit të provimit të shtetit, pasi egzistojnë tashmë të gjithë mekanizmat që adresojnë të gjitha nevojat. Le të vëmë ne punë këto mekanizma!

 

Propozojmë që kushtet për marrjen e licenses te jenë dy. Përfundimi i studimeve të larta në përputhje me profesionin e arkitektit dhe kryerja e praktikës profesionale pranë studiove të licensuara. Vërtetimi i kryerjes së praktikës profesionale të bëhet nëpërmjet vërtetimeve të zyrës së tatim taksave, ku praktikanti duhet të rregjistrohet nga punëdhënësi duke shmangur një nga plagët më të rënda për arkitektët e rinj shqiptar që është punësimi pa pagesë e në të zezë. Me plotësimin e këtyre kushteve arkitektit duhet t’i garantohet e drejta e ushtrimit të profesionit e pa kontrolluar nga konkurentë të tij por e rregulluar nga ligjet e Republikës së Shqipërisë. Autoriteti përgjegjës për kontrollin administrativ të aplikimeve për liçencë propozojmë të jetë një zyrë e posatshme pranë Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit e cila do të ketë edhe të drejtën e ngritjes së komisioneve gjykuese në raste të shkeljes së etikës profesionale.

 

Me shpresën që komentet tona të konsiderohen si konstruktive, shpresojmë që institucioni shtetërore, në përputhje me misionin që qeveria ka marrë përsipër, të dobësojë monopolet e të forcojë konkurencën e lire, nga të paktat garanci të rritjes së cilësisë në fushën tone.

 

Me respekt

 

Kryetari i Unionit Shqiptar të Arkitektëve

Urbanistëve dhe Planifikuesve

 

Ark. Ledian Bregasi

 

3 2 1

Tags:

Comments are closed

Latest Comments

No comments to show.