Reagime Publike

Deklarate per “Zgjatja e bulevardit të Veriut dhe për risistemimin e zonës përgjatë Lumit të Tiranës”

Deklaratë për shtyp 12 Mars 2012

 

U njohëm me kënaqësi me zhvillimin e konkursit për zgjatjen e bulevardit të veriut dhe për risistemimin e zonës përgjatë Lumit të Tiranës. Me këtë rast duam të përgëzojmë organizuesit dhe Bashkinë e Tiranës për marrjen përsipër të një iniziative të tillë.

Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve, duke përfaqësur një grupim profesionistësh të fushës, mendon se zhvillimet e shoqërisë shqiptare kanë krijuar kushtet e duhura që në konkurset e ardheshme të arkitekturës e të planifikimit të japin kontributin e tyre edhe studio projektimi vendase. Për një perjudhë të gjatë kohore, projektuesit shqiptarë kanë qenë shumë pak të përfshirë në vendimet stategjike që drejtonin zhvillimet e qyteteve tona. Në këtë moment, arsimi,profesionalizmi, eksperienca dhe mbi të gjitha vullneti i këtyre personava nuk është kurrësesi më i pakët se i studiove të nderuara të ftuara nga organizatorët e konkursit. Një përfshirje e drejtëpërdrejtë e profesionistëve vendas do të rriste me siguri jo vetëm cilësinë e garës por gjithashtu edhe përgjegjësinë me të cilën do të paraqiteshin zgjidhjet e ndryshme përapara publikut të gjerë vendas.

Duke patur parasysh që konkursi i bulevardit të veriut e i lumit të Tiranës nuk ka akoma fitues zyrtar, besojmë se Unioni do të përfaqësonte mendimin, opinioni dhe profesionalizmin e arkitekteve shqiptarë në diskutimet publike        dhe në përzgjen përfundimtare të drejtimit që do zhvillimi i një pjesë të konsiderueshme të qytetit tonë.

 

Comments are closed.