Shkembime

Javët e Arkitekturës në Tiranë

Javët e Arkitekturës në Tiranë

 

Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve e Planifikuesve ishte njëri ndër promovuesit dhe mbështetësit e Javëve të Arkitekturës në Tiranë TAW 2012 . Qëllimi i TAW ishte promovimi i shkëmbimit ndërkombëtar të njëhurive mes profesionistëve dhe tërheqja e vëmendjes së publikut drejt rolit që arkitektura, urbanistika e planifikimi urban kanë në zhvillimin e qyteteve bashkëkohore.

Qytetet ballkanike kanë kaluar përmes ndryshimeve rrënjësore sociale e ekonomike, duke patur një zhvillim shpeshherë të pakontrolluar. Duke respektuar historinë e tyre e duke njohur gjithashtu nevojën për zhvillime të mëtejshme, TAW synoi të krijonte një platformë ku pjësëmarrësit lokal e ndërkombëtar shkëmbyen eksperiencat duke e kthyer Ballkanin në një eksperiencë të veçantë dhe frymëzuese.

TAW ishte e organizuar në katër blloqe kryesore: 1. Eventet e Arkitekturës, 2. Eventet e Art Dizajn,

3. Eventet Publike, 4. Workshope Ndërkombëtare

 

Për më shumë informacion: www.tiranaarchitectureweek.com

Comments are closed.