Reagime Publike

Deklarate mbi : ” Për zgjerimin e rrugës së Elbasanit”

Deklaratë për shtyp 19 Qershor 2012

Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve shpreh shqetësimin për iniciativën e fundit të Bashkisë Tiranë për zgjerimin e rrugës së Elbasanit. Duke mos paragjykuar arsyet e këtij zgjerimi, duhet të nënvizojmë se për momentin, projekti me impakt publik mbetet ende i paqartë për aq kohë sa nuk është bërë transparenca publike dhe zbardhja e projektit. Aq më tepër që këto nderhyrje kanë impakt mjedisor  në park, kulturor në trashëgimninë arkitektonike e pejzazhistike të Pallatit të Brigadave dhe sociale në komunitetet që banojnë në këtë zone. Unioni i bashkohet protestës së inciativave të shoqerisë civile, sidomos atyre mjedisore, në lidhje me këtë çështje.

Unioni shpreh shqetësim se këto ndërhyrje me rëndësi strategjike për qytetin do të marrin vlerë më të madhe në se bazohen në argumentet e parashikuara nga Plani i Përgjithshëm Rregullues i ri i Tiranës. Edhe këtu, Unioni shpreh shqetësimin se ende sot nuk ekziston transparenca e kopjes së plotë të planit rregullues (hartat tematike dhe raporti teknik) dhe të stafit teknik që ka hartuar këtë plan. Unioni inkurajon Bashkinë Tiranë të ekspozojë planin rregullues në një mjedis publik të përshtatshëm në Tiranë dhe të vërë në dispozicion këtë plan online në internet per te inkurajuar një debat publik dhe komente kritike konstruktive para miratimit përfundimtar të planit.

Comments are closed.